Mos e besoni po deshët, Sheta rikthehet në Laç

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Mos e besoni po deshët, por kjo është e vërtetë. Arian Sheta rikthehet sërisht tek ekipi i Laçit. Pas një kalvari të gjatë ku lojtari u afrua tek Teuta, më pas shkoi tek Flamurtari dhe prap bëri prapakthehu tek ekipi durrsak, tashmë përfundimisht lojtari do të jetë sërisht pjesë e ekipit kurbinas, ekip me të cilin mbylli edhe sezonin e kaluar. Një histori e çuditshme kjo, pasi lojtari thuajse firmosi me tre skuadra në këtë merkato verore së bashku me Laçin këtu.

imageShpesh herë po hasim me këtë fenomen që po godet tek lojtarët në futbollin shqiptar, dhe ky i Shetës nuk është i vetëm. Sajti ynë u kërkoj ndjesë lexuesve për të gjitha lajmet që kemi botuar për lojtarin, por ne kemi ndjekur rrjedhën e vërtetë të ngjarjeve, dhe përfundimisht mbrojtësi vendosi të rikthehet tek Laçi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.