Mos e quani më hirushe, Leipzig është i pandalshëm (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në një kampionat ku ligjin pritet ta bëjë Bayern Munchen me pak rivalitet nga Dortmund, Schalke, a ndonjë ekip tjetër me emër, mbin papritur një Leipzig që i merr para të gjithë kundërshtarët, madje me rezultat e lojë bindëse.

Edhe ndaj Freiburg, makineria e Leipzig nuk pati asnjë problem duke triumfuar 1-4, me gola njëri më i bukur se tjetri e me një lojë të rrjedhshme për tu patur zili. Amir Abrashi që luan për Freiburg u tregua optimist para ndeshjes por pas saj edhe ai u detyrua të ulë kokën si bashkëlojtarët e tij teksa për 90 minuta u bë dëshmitar nga afër i një mrekullie të dytë në zhvillim e sipër pas asaj të Leicester City në Premier Leagur vitin e kaluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.