Mos u bëj si Baloteli

0
SHPËRNDAJE

balo

Interesant lajmi që vjen nga Belgjika. Në muret e dhomave të zhveshjes në qendrën stërvitore të skuadrave të moshave të Anderleht është vendosur një tabelë. Në të gjenden dy foto të Mario Balotelit dhe një shënim: ‘’Brezat e sotëm e kalojnë kohën duke kërkuar falje. Përpara se të kërkosh falje duhet të reflektosh për atë që bën’’. Baloteli është shembulli për të mos u ndjekur.

Anderleht është një ndër skuadrat e moshave më të mira në Evropë dhe madje është kualifikuar në gjysëmfinalen e Youth League.

Madje një nga prodhimet e kësaj fidanishteje është edhe Adnan Januzaj por edhe shumë të tjerë që luajnë sot në skuadrat e mëdha evropiane.

Së fundmi drejtuesit e kësaj akademie kanë gjetur metodën e re për të inkurajuar djemtë e rinj për të mos shkuar në rrugën e gabuar me shprehjen, mos u bëj si Baloteli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.