Mosmirënjohësi Bushic!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tomislav Busic
Tomislav Busic

Sulmuesi Tomislav Bushic, i ardhur gjatë verës në rradhët e Flamurtarit me petkun e një lojtari të dështuar në rradhët e Tiranës duke iu referuar statistikave, tashmë bën rolin e liderit, por në versionin negativ në rradhët e Flamurtarit.

Ishte trajneri Magani ai që i besoi kroatit, pasi jo vetëm që ky i fundit nuk kishte lënë një përshtypje të mirë herën e fundit në Shqipëri, por kishte edhe disa muaj pa skuadër pas mbylljes së aventurës në Malajzi.

Pasi Bushic shënoi disa gola dhe u kthye i rëndësishëm tek Flamurtari, vendosi ultimatum për pagat e tij. Askush nuk thotë që mos të kërkoj të drejtën e tij, por mënyra se si po shfaqet në media nuk është aspak ajo e një lojtari profesionist.

Ende pa ndarë llogaritë me skuadrën e Flamurtarit dhe duke qenë nën kontratë me vlonjatët, del në media dhe flet për Vllazninë. Ndërkohë, nëse është e vërtetë se mes palëve Vllaznia-Bushic ka kontakte, ateherë edhe klubi shkodran ka thyer rregulloren duke kontaktuar lojtar nën kontratë me një tjetër skuadër.

Klubet ndoshta e dinë më mirë problemin e tyre, por ajo që bie në sy është arroganca e Bushic, që shfaqet në media sipas dëshirës dhe jo sipas llogjikës; të paktën duhet të respektojë tifozët vlonjatë dhe jo të shprehet sipas interesit vetjak.

 

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.