Moti i mirë rrit shpresat e Korabit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Duket se edhe “shtëpia” ka luajtur rol në vendin që mban Korabi në renditje, prandaj të gjithë presin rikthimin e ekipit në shtëpi.

Korabi kërkon të luajë në shtëpi në sfidat në vijim, teksa problemi kryesor që stadiumi i tyre nuk është licencuar ka qenë fusha e stadiumit në Peshkopi.

Dibranët presin që Komisioni i Licencimet ta vëzhgojë sërish atë dhe të merret një vendim se ku do e luajnë sfidën me Vllazninë.

Pengesa kryesore ka qenë fakti që fusha nuk e filtronte ujin, kjo për shkak të borës dhe ngricës me të cilën ka qenë ajo e mbuluar.

Përmirësimi i kohës bën që dibranët të shpresojnë që stadium i tyre të licencohet dhe të mund të luhen ndeshje të Superiores në të.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.