MotoGP/ Jorge Lorenzo vendon diktatin në Qatar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Jorge Lorenzo
Jorge Lorenzo

MotoGP/ Ka nisur një sezon i ri, kanë ndryshuar dhe gomat nga Bridgeston te Micchelin, por fituesi nuk ndryshon pasi në fund fiton gjithmonë ai, Jorge Lorenzo, i pari në Katar para Doviziosos dhe Marquez në Cmimin e Madh që hap epokën e furnizuesit të ri të gomave. Majorkazi edhe me gomat franceze ja doli të imponojë ligjin e tij edhe pse nuk e pati të lehtë, fillimisht ju desh të ndiqte Dukatin për të ruajtur më pas distancën duke menaxhuar degradimin e gomave. Valentino Rossi dha më pak nga sa pritej, e mbylli garën i katërti duke mbetur jashtë podit vetëm për një të qindtën e sekondës por pas një gare në të cilën nuk ishte kurrë ndër pozicionet e para duke mos u bërë dot protagonist.

imageU nis me katapultimin e Lorenzos menjëherë në komandë, të ndjekur nga Dukati i Iannone dhe Dovizioson, me Rossin që fitoi një pozicion duke shkuar përpara Marquez. Në segmentin e parë të drejtë motori i bëri të fluturojnë Dukacit sikur të ishin nga një tjetër kategori, me një parakalim në ciftit dhe dy Andreat që morën komandën. Marquez mori sërish vendin e katërt dhe pesëshja e parë u shkëput nga të tjerat. Drithërima në xhiron e 6-të, me Dovizioson që kalon dhe Iannonen që u fut me vendosmëri para se të rrëzohej pak kthesa më pas, në të 13-ën pasi kishte prekur rugëndarësen e brendshme. Mëkat për garën e tij, me betejën që vazhdoi Lorenzo në xhiron e 9 ishte sërish në krye.

8 xhiro nga fundi erdhi dhe britma e Rossit me xhiron më të shpejtë që dukej si preludi i rikuperimit të doktorit, por ishte thjesht një iluzion pasi para Lorenzo ruajti kreun dhe beteja mbetej për dy vendet e mbetura të podit. Befasinë e provoi ta bënte Marquez, por Doviziozo nuk e la veten të surprizoghej pasi në segemtin e drejtë ku Dukati është superior rrëmbeu vendin e dytë, për të dytin vit rradhazi në këtë pistë. Pas tij Marqeuz dhe Rossi, për të ndjekur me rradhë në klasifikim Pedrosa i pesti, i 6-ti Vinales me Suzukin, Pol espargaro i 7-ti, i teti Smith me Babrebrën dhe Redding respektivisht në vendin e 9 dhe të 10. Për tu shënuar vec rrëzimit të Iannones edhe ato të Crutchlow, Bradl dhe Baz. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.