Mourinho larg Man. Utd, fillon negociatat me një ekip tjetër

0
SHPËRNDAJE

Ligue 1/ Jose Mourinho është përfolur shpesh në këtë kohë se do të jetë trajner i Manchester United duke filluar nga sezoni ardhshëm, por mesa duket palët janë larg një akordi. Trajneri portugez duket se nuk ka më durim të presë “Djajtë e kuq”, teksa sipas mediave të huaja ai ka filliar negociatat me një tjetër ekip të njohur në Europë.  Ish trajneri i Interit dhe Chelsea dhe Real Madrid është në bisedime me Paris Saint-Germain.

Jose Mourinho
Jose Mourinho

Drejtuesit e klubit nga Parc des Princes nuk janë të lumtur me trajnerin francez, Laurent Blanc, i cili ka dështuar në Ligën e Kampionëve. Për këtë shkak drejtuesit e klubit kanë nisur bisedime me Mourinhon, të cilin e shohin si trajneri ideal për të triumfuar edhe në Champions, pasi kampionati tashmë është kthyer në një pronë të tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.