Mourinho polemik : “City, United dhe Liverpool po “blejnë” kampionatin”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

mou

 

Jose Mourinho nuk mund të rrijë gjatë pa “sulmuar” kundërshtarët e tij. Kësaj here gjatë një konference për shtyp “The Special One” kritikoi shpenzimet e shumta të skuadrave angleze Manchester City, United dhe Liverpool : “Kur Roman Abramovich investoi fillimisht te Chelsea, thuhej që Chelsea po e “blinte” titullin. Tani janë ata që po e bëjnë këtë gjë dhe neve na takon që ti mundim dhe ti tregojmë që jemi të fortë edhe pa bërë investime të mëdha.”

Mourinho i referohet këtu blerjeve dhe shpenzimeve të shumta të skuadrave angleze të cilat kanë arritur të afrojnë lojtarë të mëdhenj si Schweinsteiger, Depay, Schneiderlin, Darmian apo Sterling që u transferua te City dhe Benteke te Liverpool. Ndërkohë Chelsea ka realizuar deri më tani vetëm dy transferime, portjerin Asmir Begovic i cili do të jetë rezerva e Courtois dhe ka huazuar Radamel Falcaon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.