Mourinho rikthen Schweinsteiger nga ferri

0
SHPËRNDAJE

Të jesh pjesë e ‘Djajve të Kuq’ duhet të provosh ferrin dhe ata të dy duket se kanë qenë në ferr. Bastian Schweinsteiger që prej kohës që në Old Trafford mbërriti Mourinho është nxjerrë nga lista e skuadrës së parë dhe vetë Special One, që pas 10 ndeshjeve të para në Premier League me United, ka marrë 13 pikë, më pak se paraardhësit e tij, Moyes dhe Van Gaal.

Por duke parë momentin e vështirë që Mourinho po kalon në timonin e ‘Djajve të Kuq’, ai mendon të gjejë zgjidhje operative. Një nga ato zgjidhje në fakt që duket se do të tërheqin jo pak vëmendjen e medias. Lëvizja e radhës nga portugezi është kthimi në stërvitje i gjermanit Schweinsteiger, që prej muajit gusht ishte transferuar të stërvitej vetëm me ekipin e të rinjve, ndërsa ndeshjet e Manchester United i shihte nga tribuna.

Schweinsteiger është parë më në fund në stërvitje me skuadrën e parë dhe me shumë gjasa do të bëhet pjesë edhe e skuadrës së parë, duke qenë se Manchester humbi shërbimin e Antonio Valencias. Pavarësisht “dënimit” nga Mourinho Schweini i merr çdo vit skuadrës 10 milionë euro. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.