Mourinho sërisht “show” me gazetarët: Jam i madh edhe kur humbas

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Pas atij “show” që dha në konferncën për shtyp para Champions League, ku Mourinho reagoi ndaj pyetjes së një gazetar: “Sezoni im i tretë në një klub? Mjafton vetëm të kërkoni në google për ato që doni të dini në vend të më bëni pyetje budalluqe. Unë nuk kam asgjë për të treguar ndaj askujt.” Ja edhe përgjigja pas ndeshjes: “Rooney ishte një lojtar kot deri sa ai theu rekordin e Charlton, tani është lojtari më i mirë në Angli. E vërteta është se Rooney është një lojtar i madh kur shënon, por edhe kur ai nuk shënon. Edhe unë jam një trajner i madh, kur unë nuk i fitoj ndeshjet, por edhe kur unë i fitoj. Unë preferoj që tifozët këndojnë për lojtarët , por sigurisht kënga që më kanë kushtuar është me patjetër e mirëpritur,”- u shpreh Mourinho që nuk rresht dot së lavdëruari veten e tij duke bërë polemika me të gjithë ata që e rrethojnë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.