Mourinho: Wenger qan nga mëngjesi deri në darkë

0
SHPËRNDAJE

wenger vs mouVazhdon lufta në distancë midis Jose Mourinhos dhe Arsene Wenger. Pas takimit të fundit midis Chelseat dhe Arsenalit ku Diego Costa u dënua me 3 ndeshje, Jose Mourinho ka shpërthyer në kritika sot ndaj kolegut të tij francez: “ Wenger është mbreti që qan nga mëngjesi në darkë. Ai mund të flasi për arbitrat, mund të shtyjë personat në zonën teknike, mund të qajë ditë e natë dhe nuk i ndodh kurrë asgjë. Mund edhe të mos arrijë rezultate dhe e ruan njëlloj postin e tij, është një mbret, një i privilegjuar.” Para pak kohësh Mourinho e cilësoi Wengerin si një specialist dështimesh dhe ditën e sotme e rriti dozën e kritikave: “Në këtë vend ka vetëm një trajner që nuk është asnjëherë në diskutim, të gjithë të tjerët janë: Brendan Rodgers, Steve McClaren, Manuel Pellegrini. Ne nuk mund të humbim asnjëherë, nuk mund të jemi asnjëherë nën performancën e duhur”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.