Mposhten përsëri kampionët në fuqi të NBA

0
SHPËRNDAJE

nbaGolden State Warriors pësuan humbjen e gjashtë sezonale në NBA.

Një hap fals historik, duke qenë se kampionët në fuqi të basketbollit amerikan u mposhtën nga Los Angeles Lakers, një prej skuadrave më të dobta të sezonit dhe më e dobta e Konferencës së Perëndimit. Clarckson realizoi 25 pikë, D’Angelo Russel 21, ndërsa Kobe Bryant shënoi 12 pikë në 21 minuta aktivizim me kalifornianët, që në fund triumfuan me shifrat 112-95. Në kampin tjetër, Stephen Curry realizoi vetëm 18 pikë.

Oklahoma City Thunder kaloi pa probleme Milwaukee Bucks, me shifrat 104-96. 32 pikë dhe 12 rikuperime nën tabelë për Kevin Durant, ndërsa për të dhjetë herë në këtë sezon, Russell Westrbrook arriti shifra dyshe përsa i takon pikëve, asistëve dhe topave nën tabelë.

Falë 27 pikëve dhe 9 asistëve të Devin Boker Phoenix mposhti Memphis 109-100. Denver fitoi përballë Dallas 116-114, me Augustin që realizoi 8 pikë në kohën shtesë, duke përfshirë edhe goditjet e lira në sekondat e fundit.

Jackson realizoi 30 pikë në suksesin 123-103 të Detroit përballë Portland. Miami kaloi me vështirësi 103-98 Philadelphia 76ers. Në fund, Houston theu Toronton 113-107 falë 40 pikëve të James Harden.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.