Mposhtet S. Williams, Muguruza triumfon në Roland Garros

0
SHPËRNDAJE

Spanjollja Garbine Muguruza fitoi Grand Slam të parë në karrierë pasi mundi në finalen e Roland Garros, Serena Williams me rezultatin 7-5, 6-4. Në fushën e Parisit me dhe të kuq kjo sfidë ishte një ripërsëritje e finales së vjetshme të Wimbledonit ku Williams fitoi me rezultatin 6-4, 6-4, por tenistja spanjolle këtë herë ishte shumë më e mirë në lojën e saj.

Muguruz me trofeun
Muguruza me trofeun

Muguruza mori gamen e parë më break të ndeshjes duke kryesuar 3-2, ndërsa më pas shërbeu për rezultatin 4-2. Williams megjithatë treoi se nuk dorëzohet dhe mori 3 game radhazi duke kryesuar deri në 5-4, por Muguruza ju përgjigj dhe ajo me 3 game njëri pas tjetrit duke mbyllur setin në favor 7-5.

Seti i dytë nisi me 3 game me break në total, por me Muguruzën që gjithsesi qëndronte përpara me rezultatin 3-1. Williams ruajti shërbimin në gamen e pestë, por Muguruza arriti të shkëputej dri në 5-3. Williams fitoi game pasardhës por Muguruza me një lob fantastik me pikët 40:00 në favor arriti të mbyllë krejtësisht takimin duke fituar dhe setin e dytë 6-4 për turneun e saj të parë Grand Slam në karrierë. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.