Mr. Bee e zyrtarizon: Çfarë nderi akordi me Berlusconin!

0
SHPËRNDAJE

Tratativa me Berlusconin, pas disa muajve, më në fund mbërriti në finish. Bee Taechaubol ka gjetur zyrtarisht akordin me presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi, për blerjen e 48% të kuotave të klubit kuqezi, kundrejt 480 milionë eurove.

tac

Fotoja e postuar ne Instagram nga Bee Taechaubol

Miliarderi tailandez ka dashur të shprehur të gjithë kënaqësinë e tij, përmes një fotoje të postuar në Instagram. Një imazh që dokumenton shtrëngimin e duarve mes manjatit dhe Berlusconit, teksa vetë ai ka shkruar: “Eshtë nder i madh gjetjae akordit me presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi, një lider fenomenal”. Kështu, për Milanin nis një epokë e re. Mr. Bee do të marrë rolin e zv.presidentit të klubit milanez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.