Mrekullia Gaz Metan, Llullaku & Co. çmendin Rumaninë (video)

0
SHPËRNDAJE

Tashmë nuk mund të quhet kurrsesi suprizë por një realitet i prekshëm, e kushedi, kështu si po shkojnë punët nuk është e pamundur të shpallet edhe kampion me këtë ecuri. Eshtë fjala për Gaz Metan nga qyteti Medias, një ekip mesatar i ngjashëm me Besëlidhjen tonë të Lezhës që e bën rregullisht rrugën Kategori e Parë-Kategori e Dytë.

Prej disa vitesh aty luan Azdren Llullaku, shqiptar i Ishtogut, i formuar si futbollist në Itali por pa arritur në rangjet e larta të futbollit fqinj. Në kater vite Llullaku shënoi 17 gola në 93 ndeshje (2012-16) derisa kaloi te Iasi ku nuk e gjeti asnjëherë rrugën e rrjetës në 14 takime.

Rikthehet “në shtëpi” te Gaz Metan në fillim të këtij edicioni dhe që nga këtu nis përralla, një histori e pabesueshme teksa shikon Gaz Metan në vend të tretë pas javës 19-të, me vetëm 3 pikë larg Steauas ndërsa mbrëmë në Medias u dërrmua 4-0 Dinamo e madhe në emër e Bukureshtit.

Dy gola mbajtën firmën e ishtogasit, të dy me penallti të fituar po nga vetë ai. Bëhen 16 gola në 18 ndeshje për Azdren Llullakun, një shifër e pabesueshme por e lakmueshme nga cdo lojtar. Tashmë ngelet vetëm ta shohim të tundë edhe rrjetat e kundërshtarëve të Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.