Mrekullia ndodh në Zvicër, Zurich fiton Kupën

0
SHPËRNDAJE

imageLegjionarët/ Ndodh edhe kështu, Kupën e Zvicrës këtë sezon e fiton një ekip që ka rënë nga Kategoria. Është skuadra e Zurich ku luan Burim Kukeli që ka bërë këtë rast të rrallë teksa ditën e sotme ka mposhtur në finale Luganon ku luan Frederik Veseli. Ndeshja mez dy skuadrave që këtë sezon ishin në vendet e fundit të renditjes ishte mjaft e fortë dhe e luftuar teksa Kukeli e braktisi atë për shkak të një dëmtimi në kokë pas përplasjes me shokun e tij të skuadrës Yapi-Yapo. imageRezultati në fund foli në favor të skuadrës së Zurich, që fitoi me rezultatin 1-0 falë një goli të Sarr në minutën e 42′. Duke parë që skuadra e Zurich fitoi Kupën, sezonin e ardhshëm do të jetë në Europa League pas këtij suksesi, por njëkohësisht do të luajë edhe në Kategorinë e Dytë të Zvicrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.