Muamba mbron Carneiron: Po dëgjuat Mourinhon, rrezikoni vdekjen

0
SHPËRNDAJE

Ish futbollisti i Boltonit Fabrice Muamba, i cili në vitin 2012 pësoi një atak kardiak në fushën e blertë, ka dalë në mbrojtje të mjekes së Chelseat Eva Carneiro: “Siguria e një futbollisti është gjëja kryesore. Kur një lojtar dëmtohet, mjekët kanë për detyrë ti shkojnë në ndihmë. Nëse një mjek do të dëgjonte idetë e Mourinhos atëherë një futbollist mund të rrezikojë jetën”. Por ka një person falë të cilit Muamba është ende gjallë sot, dhe ai është pikërisht Jose Mourinho.

muamba

Fabrice Muamba është gjallë sot vetëm falë polemikave të Jose Mourinhos i cili në vitin 2006 kur u dëmtua rëndë Petr Cech akuzoi federatën angleze për paaftësi në sigurinë e jetës së lojtarëve në fushën e lojës. Që nga ajo ditë në çdo stadium në Angli është prezente një ambulancë me staf të plotë mjekësor. Në atë kohë mjekët shkuan në ndihmë të Cech 4 minuta pas përplasjes ndërkohë që sot ambulancat janë prezente kudo dhe mund ti vijnë menjëherë në ndihmë lojtarëve. 9 vite më pas bota ka ndryshuar, mjekët vrapojnë në fushë dhe Mourinho nevrikoset.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.