Muça analizë ekipit, dhe paralajmëron Gilberton

0
SHPËRNDAJE

Tirana gjatë stërvitjes
Tirana gjatë stërvitjes
Superiorja/ Gjatë analizës së zhvilluar sot në kompleksin “Skënder Halili” pas ndeshjes me Skënderbeun, trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça i ka vënë në dukje skuadrës së tij gjërat që shkuan keq dhe ato që nuk funksionuan në sfidën ndaj koeçarëve. Tekniku i ka thënë lojtarëve të tij se është i kënaqur me lojën e zhvilluar dhe se ai ka besim të madh tek ekipi dhe shprehet se ështe i sigurtë se fitorja e munguar do të vijë shumë shpejt. Trajneri bardheblu Muça është ndalur gjithashtu edhe tek problemet disiplinore të skuadrës. Në momentin e zëvëndësimit te sulmuesit Gilberto, ky i fundit nuk ka shkuar të ulet në stol por i është drejtuar menjëherë dhomave të zhveshjes. Teknikut Muça nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe i’a ka bërë të qartë sulmuesit brazilian se gjeste të tilla ndëshkohen me gjobë. Jo vetëm për Gilberton, por për këdo që bën të tilla veprime do të gjobitet përfundoi Shkëlqim Muça. Ndërkohë sulmuesi brazilian Gilberto Fortunato i kërkoi ndjesë trajnerit dhe skuadrës për këtë gjë, dhe më pas u vazhdua analiza tekniko-taktike e ndeshjes ke Skënderbeun.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.