Muça ankohet për sulmin: Nuk na nderoi finalizimi

0
SHPËRNDAJE

muscaBarazimi i dytë radhazi është pozitiv si rezultat, por kur bëhet fjalë për Tiranën, konsiderohet si një tjetër hap fals. Për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri bardheblu Shkëlqim Muça, që analizon: “E vërtetë, kemi krijuar shumë volum loje. Por finalizimi lë për të dëshiruar. Lojën ndonjëherë e fiton, apo e humb për një gol. Na duhet ende të punojmë për harmonizimin e lojtarëve, që kanë ardhur rishtaz. E natyrisht duhet më tepër agresivitet në zonë, për të realizuar ato raste që krijojmë”. Kur do ta shohim Tiranën e vërtetë? “Mendoj se si lojë, nga të treja ndeshjet ishte më e mirë. Pavarësisht nga rezultati, në Pukë ekipi s’ishte aty ku duhej. Po ashtu edhe me Laçin. Sot skuadra ka qenë më mirë, por finalizimi është ai që të nderon”.
Zëvendësimet
Gërxhalliu e Lika nuk e pëlqyen zëvendësimin, duke e shprehur hapur. “Çdo futbollist që ndërrohet nuk i vjen mirë. Por janë vendimet tona, të stafit. Por jo çdo lojtar ndërrohet se luan dobët. Gërxhalliu ka pasur edhe shqetësime, dhembje barku, sipas asaj që më thanë mjekët. Por ne u munduam të fusim lojtarë më të freskët, si Kadriu e Kërçiku, të cilët i dhanë më gjallëri sulmit”, ka sqaruar Muça. Pyetjes se edhe sa kohë duhet pritur për të shikuar Tiranën e vërtetë, tekniku është përgjigjur: “Unë nuk mund të pres. Skuadra duhet të përmirësohet nga dita në ditë, por pikët duhen marrë. Çdo ditë, javë, apo muaj është në favorin tonë. Punojmë përditë, e sa më shumë kohë kalon, edhe lojtarët njihen me njëri-tjetrin. Por koha nuk është justifikm për ne”. Edhe Tirana që ka Muça në mendje nuk dihet kur do të shfaqet, por e sigurtë është që në këtë drejtim po punojnë të gjithë në kampin bardheblutë: “Unë nuk jam fallxhor që të parashikoj se kur do shihet Tirana që dëshiron Muça – ka deklaruar trajneri -. Na duhet të punojmë në mënyrë të përditshme për t’ia dalë mbanë që të arrijmë aty ku duhet të arrijmë. Vucaj? Ende është jashtë formë, edhe atij i duihet pak kohë për të hyrë në ingranazhet e skuadrës”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.