Muça: Duhet përmirësuar loja, pres dy përforcime

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tirana ka marrë menjëherë hovin në krye të renditjes, bashkë me Kukësin, pas fitores 2-1 në fushën e Pukës. I çliruar është dukur Shkëlqim Muça në fund të ndeshjes, teksa ka komentuar: “Nuk mund të kërkoj menjëherë lojë të mirë nga skuadra. Sidoqoftë në radhë të parë jam i kënaqur nga rezultati. Jam i vetëdijshëm se do duhet të punojmë ende në këndvështrimin e lojës, por ndihem optimist për këtë”. Në zgjedhjet e tij befasoi sidomos aktivizimi i Karabecit, i cili nuk ka shumë kohë që stërvitet me skuadrën, por tekniku tiranas e ka shpjeguar kështu: “Karabeci është e vërtetë që ka bërë stërvitje vetëm javën e fundit me skuadrën. Mirëpo ka kryer përgatitje veçmas, invidualisht. E pashë që ishte shumë mirë në ndeshjen e kontrollit, aq sa më befasoi, prandaj vendosja ta fusja. Edhe Gilberto edhe Vucaj më lanë përshtypje të mirë për atë që dhanë. Natyrisht nuk janë ende në maksimum, por kam besim se do të rriten. Do kenë kohë të punojmë më shumë bashkë, përderisa do të kemi edhe një javë pushim pas ndeshjes së ardhshme”.

tirONdër të tjera, Muça ka pranuar se merkato është ende e hapur: “Jemi mangët në prapavijë. Po shikojmë mundësinë për afrime. Jemi të hapur për të marrë një lojtar në mbrojtje, një lojtar që të ketë 90% ndeshjeje aktivizim në kampionatin e kaluar”. Por përforcimi nuk duket se do të prekë vetëm mbrojtjen: “”Gilberto është lojtar i zgjuar, punon edhe për skuadrën. Mirëpo jemi duke punuar për t’i gjetur edhe një dublues, sepse kampionati është i gjatë dhe nuk mund ta përballojë dot i vetëm”. I pyetur nëse kjo Tiranë mund të rikthejë titullin kampion në kryeqytet, Muçka ka përfunduar: “Tirana është një skuadër që ka cilësi brenda. Dhe në këtë nivel kërkesat janë maksimale. Mund ta plotësojmë më tej edhe në ditët e ardhshëm. I kemi të gjitha mundësitë për kampion, prandaj do ta kërkojmë deri në fund”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.