Muça: Kur Tirana luante në Europë, Skënderbeu ishte në Kategorinë e Dytë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në konferencën e para ndeshjes me Skënderbeun, trajneri i Tiranës, Shkelqim Muça, ka bërë analizën e tij për 90 minutat që bardheblutë do të luajnë në Korçë. “Tirana shkon ne çdo ndeshje për fitore. Në këtë drejtim ne i kemi të qarta synimet tona, ndaj edhe në Korçë do të shkojmë për të marrë maksimumin. Unë mendoj se skuadra duhet të dali nga ky presion, të japë maksimumin dhe pikët do të vijnë. Ne i njohim lojtarët e Skënderbeut, ata na njohin ne. Është një ndeshje e hapur, dhe e rëndësishme është që të zhvillohet një ndeshje brënda të gjitha normave.”tiranaTest

“Në Korçë luhet futboll i pastër dhe gjërat janë korrekte. E vetmja gjë që unë do doja të shtoja lidhet me ndeshjet e së hënës. Sugjerimi im për Federatën është që këto takime të mos luhen ditë jave. Ne luajmë për tifozët, por të hënën ata janë në punë dhe në shkollë. E shtuna dhe e diela janë ditet ideale për pérballje të tilla. Përsa i përket Skënderbeut Europian, tani është momenti i tyre. Jeta kështu është, kur Tirana luante në Europë disa vite më parë, ata ishin ne Kategorinë e dytë”,- deklaroi Shkëlqim Muça.

FUTBOLL SKENDERBEU TIRANA - Kapiteni Bledi Shkembi, duke festuar shenimin e golit te fitores, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Tirana, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korce./r/n/r/nSOCCER SKENDERBEU VS TIRANA - Bledi Shkembi, celebrate scoring the Albanian Super League football match Skenderbeu vs Tirana, 1-0, at the Skenderbeu stadium in Korca.
FUTBOLL SKENDERBEU TIRANA – Kapiteni Bledi Shkembi, duke festuar shenimin e golit te fitores, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Tirana, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korce./r/n/r/nSOCCER SKENDERBEU VS TIRANA – Bledi Shkembi, celebrate scoring the Albanian Super League football match Skenderbeu vs Tirana, 1-0, at the Skenderbeu stadium in Korca.

Ekipi i Tiranës për ndeshjen ndaj Skënderbeut është akomoduar në qytetin e Pogradecit nje natë përpara kësaj sfide tepër delikate. Ekipi ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me korçarët. Ndërkohë trajneri Muça merr edhe një tjetër lajm të keq. Pas konfirmimit të mungesës se Vucajt, tashmë ai nuk do të ketë në dispozicion as mesfushorin Ervin Bulku. Kapiteni i bardhebluve ka pësuar një dëmtim në shpinë, dhe nuk do të jetë i gatshëm ndaj Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.