Muça “largon” Tiranën: Shpresoj që dashuria e verës të vazhdojë

1
SHPËRNDAJE

mucsGentian Muça nuk duket se ka ndërmend të kthehet më te Tirana. Këtë të paktën ka lënë të nënkuptojë në fund të ndeshjes së sotme me Kukësin, kur i pyetur në fund të ndeshjes nëse janë lajm i mirë apo lajm i keq për tifozët e Tiranës paraqitjet e mira në tre sfidat europiane me verilindorët, ai është përgjigjur: “Eh, më kapët mat. Por di të them vetëm se shpresoj që dashuria e verës të vazhdojë… Të tjerat i kuptoni vetë”.

Kaq është mjaftuar të thotë mbrojtësi, duke mos dashur të shtojë gjë tjetër. Gjithsesi, edhe kaq ka thënë shumë. Kush ka dashur ta kuptojë, e ka marrë sinjalin. Fundja duket se ka edhe një dëshirë dypalëshe që të vazhdojë bashkëpunimi i Muçës me Kukësin, duke ditur që edhe presidenti Gjici ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar mbrojtësit tiranas një pagë, që te bardheblutë nuk ia garantojnë dot.

1 KOMENT

  1. Genti o danoc tirone, mos u merr me pallavrat e Gicit qe ska lone tranjer e lojtar pa heq apo nderru, mos u rrej per ca $$$$ mo teper ke maloket. Hajde ke shtepia jote, aty ku te duan e te vlersojne, tek TIRONA kampione ku do ngresh trofeun ne maj.

Comments are closed.