Muça mban “peng” Ervin Bulkun, rikthen edhe Govzdenoviç

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tirana ka vënë veton për të mos lejuar Ervin Bulku të huazohet te Skënderbeu për ndeshjet e Champions. Bardheblutë kanë konfirmuar ekzistencën e një trative, teksa zyra e shtypit ka shkruar teksualisht: “Klubi i Skënderbeut ka kërkuar gjate dites se sotme të marrë në huazim kapitenin e Tiranës, Ervin Bulku për ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Por trajneri i Tiranës Shkëlqim Muca ka refuzuar këtë mundësi”.
mucMadje ajneri bardheblui ka bërë edhe një deklaratë, ku shpjegon arsyet përse nuk e lejon mesfushorin të përmbushë një dëshirë për të luajtur në Champions. “Ervin Bulku është një nga lojtarët më të rendesishëm në skuader. Falënderojmë Skënderbeun për këtë oferte të bërë, por Bulku do vijojë përgatitjet me skuadrën për sezonin e ri. Jemi në një fazë intensive përgatitjesh dhe futbollisti është i impenjuar maksimalisht për t’u stërvitur me Tiranën. Normalisht përpara interesit të Skënderbeut është ai i Tiranës”, ka sqaruar njëshi i stolit të 24 herë kampionëve të Shqipërisë.
Ndërkaq,kanë afruar edhe një ish-futbollist që do të përforcojë stafin teknik. Bëhet fjalë për Ivan Gvozdenovic, i cili ka luajturte Tirana dhe tani do të kthehet për t’u bërë pjesë e stafit të trajnerit Shkëlqim Muça, i cili e ka përzgjedhur për ta pasur në krah si ndihmësin e tij bashkë me Egbo. Klubi kryeqytetas ka bërë me dije arritjen e akordit, teksa kroati brenda dy ditëve të ardhshme pritet të bashkohet me skuadrën në Mavrovë për të nisur punën. Gvozdenoviç e ka marrë licensën dy muaj më parë për të drejtuar ndërkohe që vjen pas një eksperience me skuadren e Kukesit si zv./trajner.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.