Muça: Morëm aq sa meritonim, kemi ende punë

0
SHPËRNDAJE

I kënaqur sërish nga rezultati dhe jo nga loja është shfaqur Shkëlqim Muça në fund të ndeshjes Laçi-Tirana. “Ashtu si u zhvillua loja nuk meritonim më shumë se barazimi. sa i takon lojës nuk mund të jemi të qartë e të rrjedhshëm. Nuk jemi ende aty ku duhet. Por rëndësi ka që kemi marrë pikët në dy ndeshje jashtë. Ndonëse sot nuk e quaja në transfertë pasi luanim praktikisht në fushën tonë. Por e theksoj që më rëndësi rezultati. Edhe sepse kemi lënë prapa në renditje një ekip të rrezikshëm si Laçi”. Në lidhje me problemet që duhet të zgjidhë kjo Tiranë, tekniku bardheblu ka shpjeguar: “Problemet janë të shumta. Duhet t’i rikuperojmë sa më shpejt, sepse kemi shumë lojtarë të sapoardhur. Kemi kohë dy javë për të përmirësuar diçka në lojë. Jemi të ngadaltë në veprime dhe duhet të jemi pak më të shpejtë. Kjo vjen edhe me harmonizmin e veprimeve”.
tirOMbi një mbrojtje që nuk duket se është e papenetrueshme, Muçka ka thënë: “Bulku është në rol të improvizuar, me përvojën e tij. Kjo, pasi lojtarin tjetër serb nuk mund ta aktivizoja pasi ka vetëm dy stërvitje. Te pësimi golit me Laçin ishte vendosja e gabuar, por nuk mund të flas për emra të veçantë”. I pyetur se ku do tëluajë Bakaj, trajneri ka thënë: “Nuk mund ta përcaktoj tamam. Dihet që është lojtar sulmues, i cili luan në të gjithë frontin e sulmit. Rëndësi ka që të kemi alternativa. Pasi nëse s’do të ishte Bakaj do të kishim një boshllëk aty. Bakaj është lojtar cilësor, me potencë dhe emër. Do të na shërbejë shumë sidomos në 30 metrat e fundit, ku kemi shumë vështirësi për momentin”. Po kur Tirana e letrës do të jetë e barabartë me atë të fushës? “Çdo skuadër ka nevojë që të paktën 1-2 për të luajtur bashkë. Ne duhet të përmirësohemi çdo ditë, pasi kampionati nuk pret. Presidenti ka investuar, tifozët presin pikët. Por nga goja ime nuk do ta dëgjoni asnjëherë që nuk kemi kohën e duhur. Theksoj se nuk jam i kënaqur nga skuadra, pasi nuk jemi në nivelin e duhur. Na duhet ende të punojmë. Në ndeshjen e ardhshme kam besim se do të jemi ndryshe. S’është vetëm çështje harmonizimi, por edhe lojtarësh që duhet të rigjejnë kondicionin e duhur”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.