Muça: Teuta e frikshme, me Gilberton situatë tjetër

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Një ditë para ndeshjes me Teutën, trajneri Shkëlqim Muça ka dalë konferencën e rradhës të klubit bardheblu. Tekniku i Tiranës ka bërë analizën e tij për ndeshjen e nesërme. Ja si u shpreh Muça: “Jemi në një pozicion që na duhen pikë, por ndeshja e fundit na dha më shumë besim. Kemi dhënë shenja përmirësimi, por natyrisht që një humbje gjithnjë ndikon për keq. Ndaj, jemi munduar që kësaj jave të heqim presionin dhe të shikojmë përpara. Kanë kaluar vetëm katër ndeshje, ndaj s’ka mbaruar asgjë. Teuta, edhe pse në letër duket një ekip më i lehte se Skënderbeu, ka më shumë pikë se ne. Unë s’mund të paragjykoj asnjë rival, pasi me pikavarazhin që ka dëshmon se është më gjendje shumë të mirë, ndaj duhet vlerësuar. Pastaj dihet që në kryeqytet ekipet luajnë lirshëm dhe çdokush të nxjerr probleme nëse nuk e merr seriozisht.”
image
“Ndeshje ka shumë, ndaj nuk janë përcaktuese këto duele të javëve të para, por një rezultat pozitiv do të krijonte një atmosferë më të qetë për vazhdimësinë. derisa klubi është përligjur për çështjen Gilberto, është e tepërt që unë të flas. Thjesht media duhet të jetë më e saktë kur shkruan, pastaj të tjerat janë gjëra brënda familjes. Ne nuk kemi frikë t’a pohojme kur kemi probleme me ndonjë lojtar. Kjo është punë, dhe kur punon ka polemika që sheshohen brënda për brënda. Thjesht bisedime në fushë, për lojën dhe detyrat, nuk jemi zënë me grushte. Gilberto me pas është larguar, i ka thënë trajnerit të dytë se ishte i sëmurë. Mund të ketë qënë edhe ndryshe, por ne nuk e paragjykojmë dhe e morën të mirëqenë”,- ishin fjalët e teknikut bardheblu Shkëlqim Muça.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.