Muhamed Ali përfundon në spital

0
SHPËRNDAJE

Tashmë 74 vjeçar legjenda absolute e boksit botëror, Muhamed Ali i duhet të përballet edhe me pasojat e moshës dhe sëmundjeve. Boksieri më i madh i të gjitha kohërave ka përfunduar në spital ditën e sotme, teksa ka shfaqur probleme me frymëmarrjen.image I shoqëruar nga familja e tij në shtëpi, Ali nuk është ndjerë mirë teksa familjarët kanë njoftuar menjëherë mjekët. Më pas ai është dërguar në spital me urgjencë, teksa çdo gjë është stabilizuar dhe Ali ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Duhet theksuar se Muhamed Ali vuan edhe nga sëmundja e Parkinsonit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.