Mujeci firmos në ligën e parë bullgare

0
SHPËRNDAJE

14055110_1677186312601344_4307744071361925075_n
Mujeci duke firmosur ne Bullgari

Ndue Mujeci i jep fund karrierës së tij në futbollin letonez për të nisur një kapitull të ri në Bullgari pasi firmosi dje kontratën me OFK Pirin Blagoevgrad.

Sulmuesi potent shënoi 23 gola në 64 ndeshje në kampionat duke fituar edhe titullin kampion me Ventspils si dhe u bë finalist i Kupës së Letonisë.

Po me këtë skuadër Mujeci mori pjesë edhe në garat europiane por sic e ka shprehur edhe vetë lojtari për minuta90.com, kishte ardhur koha për tu dëshmuar në një kampionat më të rëndësishëm dhe për këtë arsye firmosi te OFK Pirin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.