Mujeci largohet nga Ventspils

0
SHPËRNDAJE

Mujeci kampion i Letonise 2014Pas dy vitesh e gjysëm të mbushur me gola e suksese, futbollisti shqiptar Ndue Mujeci i jep fund aventurës në kampionatin letonez te Ventspils. Gjatë kësaj kohe Mujeci luajti në 64 ndeshje duke shënuar 23 gola në kampionat por mori pjesë me këtë skuader edhe në Kupat e Europës.

Në vitin 2014 Mujeci arriti të shpallej edhe kampion i Letonisë. I kontaktuar nga minuta90.com, Mujeci u shpreh se ende nuk e ka zgjedhur destinacionin e ri por pritet të mbetet një skuadër e huaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.