Mujeci nuk ndalet, tripletë në kupë

0
SHPËRNDAJE

imageLegjionarët/ Ndue Mujeci nuk di të ndalet këtë sezon në Letoni. Sulmuesi shkodran ka shkëlqyer sërisht me ekipin e tij për ndeshjen e kupës, teksa ka shënuar një tripletë. Ndeshja midis Auda FK dhe Ventspils përfundoi me rezultatin 0-7, ku më i dalluar ishte Mujeci me tregolëshin e tij. Ai shënoi një gol në minutën 24′ për t’i çuar shifrat në 0-3, dhe më pas në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të tjerë njëri pas tjetrit në minutat 62′ dhe 66′. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë supër të mirë, dhe është një nga sulmuesit më të dalluar në kampionatin letonez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.