Muka kërcënon me gjoba lojtarët që dërguan letrën

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Gjatë prezantimit të mesfushorit Gilman Lika tek Tirana, ka ndodhur edhe një tjetër ngjarje. Pasi shkodrani mbaroi me fjalën e tij, ku i pranishëm ishte edhe drejtori sportiv Devi Muka, gazetarët i janë drejtuar përgjegjësit të merkatos bardheblu duke i bërë disa pyetje. Një ndër to ishte edhe për lojtarët që dërguan letër-kërkesën për pagat e prapambetura tek presidenti Halili. “Labi” i bardhebluve kërcënoi me gjoba te gjithë ata lojtarë që e bënë diçka të tillë. Muka u shpreh se kjo nuk është diçka normale, pasi sipas tij çdo lojtar që këta lojtarë nuk kanë dhënë asgjë për Tiranën sezonin e fundit. Sipas tij ata përfitojnë edhe nga toleranca e presidentit Refik Halili. Në fund Muka përsëriti kërcënimin e tij, se nëse ndonjë lojtar tjetër do t’a përsërisë këtë gjë, atëhere do të gjobitet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.