Muller dhe Rummenigge fusin në sherr Gjermaninë

0
SHPËRNDAJE

a5ceb0064e3ad3cdd8704755842a333d
Muller gjate fitores 0-8 ndaj San Marinos

Fituan në fushë thellësisht duke u treguar profesionistë por krejt të papërgjegjshëm janë treguar Thomas Muller por edhe legjenda Rummenigge që pas ndeshjes kanë deklaruar se shtete si San Marino nuk kanë lidhje me futbollin profesionist.

“Nuk e marr vesh cfare kuptimi ka të luajme me ekipe si San Marino, sidomos kur e kemi kalendarin kaq të ngjeshur. E kuptoj që për ta është gjë e madhe të luajnë ndaj kampionëve të botës por edhe që vetëm munden të luajnë duke u mbrojtur e duke bërë ndërhyrje të rënda. Por këto sjellin rrezikun e dëmtimeve në ndeshje koti”, – u shpreh Muller i mbështetur menjëherë edhe nga Karl-Heinze Rummenigge.

Por e beftë dhe e zemëruar ka qenë përgjigja e federatës sanmarineze që i ka quajtur të turpshme dhe prepotente këto deklarata të gjermanëve e duke thënë që “futbolli është i atij që e do, nuk është pronë e gjermanëve.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.