Muller, “goditja” e madhe e Juventusit

0
SHPËRNDAJE

Ndizet merkato e Juventusit përsa i takon “gjuetisë” për një fantazist. Drejtori Marotta duhet të ketë në mendje një emër të çmendur për t’ia dorëzuar Alegrit: pikërisht Thomas Mueller. Gjermani nuk po ka,lon një moment të mirë te Bajerni dhe pikërisht në këto ditë është bërë protagonist i një debati të ndezur me Guardiolan.
mullerSë fundi, bavarezët kanë tentuar (pa sukses) të marrin të riun Coman dhe drejtuesit bardhezi duhet kenë përfituar nga rasti për të kërkuar informacione në lidhje me Muller. Pengesa e vetme mund të jetë fakti që Juventusi e vlerëson këtë lojtar rreth 30 milionë euro. Një shumë që “Zonja” rrezikon të mos e sigurojë, nëse nuk bën shitjet e duhura të disa lojtarëve që ka aktualisht.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.