Mundet Renova por kualifikimi mbetet i hapur (video)

0
SHPËRNDAJE

Me një rezultat zhgënjyes 0-1 ka përfunduar takimi i raundit të parë paraeliminator të Ligës së Europës mes Renovës së Xhepçishtit dhe Daçia të Kishinievit nga Moldavia. Gjithçka e vendosi një gol i shënuar me kokë në ‘9 nga mbrojtësi moldav Mihai Roșca pas një shpërqëndrimi nga mbrojtja tetovare.

Për të ardhur keq që rezultati nuk ju përgjigj asaj që u pasqyrua në fushë me Renovën që e meritonte të paktën një barazim. Ekipi tetovar ju afrua disa herë golit të barazimit dhe krijoi disa raste të volitshme por që nuk u shfrytëzuan si duhet kryesisht nga Argjent Gafuri dhe Izeir Emini.

Ajo çka ra në sy për keq te ekipi shqiptar ishte përgatitja jo e mirë fizike dhe mungesa e freskisë në fushë. Veç kesaj, rol luajti edhe përvoja më e madhe e kundërshtarëve të cilët gjithsesi nuk është se treguan ndonjë superioritet të dukshëm në fushë. Kualifikimi mbetet i diskutueshëm dhe do të duhet edhe takimi i kthimit për të vendosur ekipin që do të shkojë më tej.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.