Mungesa dhe rikthime përballë Kukësit, ja situata te Flamurtari

0
SHPËRNDAJE

15272104_1277274805681372_5028221386816207989_oFlamurtari edhe këtë javë nuk do të jetë i plotë.

Do të ketë rikthime, por edhe mungesa. Për takimin e së shtunës përballë Kukësit në transfertë pritet të rikthehet kapiteni Bruno Telushi, i cili e ka shlyer tashmë pezullimin prej kartonëve, si dhe Hair Zeqiri është rikuperuar nga dëmtimi.

Dy lojtarë vazhdojnë të jenë në dyshim. Mesfushori Donjet Shkodra ka ende probleme me mesin, madje kundër Tiranës luajti me injeksion.

Taulant Kuqi përfundoi me 6 të qepura në kokë. Pas përplasjes që pati me sulmuesin Moctar Cisse, pësoi një të çarë afro 3 cm në kokë. Mesfushori, pasi la fushën i dëmtuar, direkt i është drejtuar spitalit, ku ka marrë mjekimin e domosdoshëm.

Si Shkodra, ashtu edhe Kuqi, pritet që të pushojnë për dy ditë, gjë që vendos në dyshim aktivizimin e tyre për ndeshjen e së shtunës ndaj Kukësit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.