Mungesa e golit fut në panik Torasën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Agustin Torasës nuk i pëlqeu zëvendësimi në ndeshjen me Kukësin, ndërkohë që së fundmi ka dhënë opinionin e tij edhe Luçiano Moxhi.

“Si mund të dilet kampion me Torasën? Ai as nuk shënon, as nuk godet portën”, ka thënë ndër të tjera ai në një bisedë me drejtuesit e klubit. Sigurisht ky lajm argjentinasit nuk i ka pëlqyer, ndërsa në seancën e djeshme stërvitore, ai ka dalë i nervozuar.

Sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres”, gjatë një ushtrimi Torasa nuk po arrinte të shënonte ndaj portierit Xhika, ndërsa zëvendëstrajneri Dalipi i ka dhënë zemër argjentinasit.

Gjithashtu ka ndërhyrë edhe Batha, që i ka thënë Torasës: “Duhet të shënosh, nuk duhet të humbësh aq shumë”. Sulmuesit argjentinas nuk i ka pëlqyer kjo dhe i nervozuar e ka lënë seancën stërvitore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.