Mungesa tek Partizani

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori Emiliano Vila është në dyshim për ndeshjen e rradhës ndaj Flamurtarit. Dhimbjet që futbollisti durrsak ndjente në brinjë që e detyruan të linte përpara kohe fushën ndaj Lacit e mbajnë ende në dyshim për garën e rradhës.partizani7-470x313

Gjithashtu edhe Jurgen Bardhi është i pamundur si pasojë e një tërheqje në ligament. Ndërkohë që mediat flasin për nje interesim të mundshëm të ekipeve austriake për talentin e Partizanit.

Edhe portieri Alban Hoxha s’ka marrë pjesës në seancën stërvitore si pasojë e një gjendje gripare që po kalon, por ai ka qenë i pranishëm në shkallët e fushës stërvitore dhe sipas stafit mjekësor do të jetë i gatshëm për sfidën me vlonjatët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.