Mungojnë Enea Koliçi dhe Ylli Shameti, Kukësi në “ankth” para Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Enea Koliçi dhe Ylli Shameti “trembin” Kukësin. Ata nuk janë stërvitur dje për shkak të problemeve fizike, duke i shkaktuar jo pak dhimbje koke trajnerit Ernest Gjoka për ndeshjen me Vllazninë.

Gjirokastriti ka munguar në seancën stërvitore, për shkak se ka pasur një shqetësim muskulor, megjithatë shanset që ai të rikuperohet janë të mëdha. Mjekët e kanë monitoruar gjendjen e zv.kapitenit dhe pritet që sot ai t’i bashkohet grupit.

Shameti ka zhvilluar dy seanca fizioterapie, ndërsa dhe në dy ditët në vijim do të ndërthurë terapinë me stërvitjen në fushë.

Shqetësimi më i madh vjen nga portieri Enea Koliçi, i cili ka pasur dhimbje në dorën e djathtë. Ai ka kryer grafi, ndërsa aktivizimi i tij varet nga diagnoza, ndërsa nëse nuk është pozitive, atëherë ai do qëndrojë pushim këtë javë.

Sakaq, dje ka nisur stërvitjen Eni Imami, megjithatë ende nuk është vendosur nëse e ka kaluar apo jo shqetësimin fizik. Mes këtyre halleve, stafi teknik me në krye trajnerin Ernest Gjoka është i detyruar që të mbajë pezull edhe formacionin, ndërsa ende nuk dihet se cilët do të jenë titullarët që do të zbresin në fushë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.