Mungon Argjend Mustafa. Cungu ndryshon formacionin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Trajneri i Laçit, Armando Cungu do të jetë pa shërbimet e mesfushorit Argjend Mustafa për ndeshjen e kthimit në Baku. Lojtari nga Kosova nuk është pajisuar në kohë me vizë dhe nuk do të udhëtojë drejt Azerbaijanit. Autoritetet vëndase kanë vëne në dijeni Uefa-n dhe skuadrën e Laçit se vizat do të merren në aeroport, por problemi është se lojtari është nga Kosova dhe ky shtet ende nuk e njeh pavarësinë e këtij shteti. Për këtë shkak, mungesa e Mustafës trajneri Cungu do të detyrohet të ndryshojë skemën e lojës, pasi edhe Cetvkoviç lë boshllëk në mesfushë.
image
Cungu me shumë mundësi do të hedhë ne mesfushë Teqjen për të zëvëndësuar Mustafën, ndërsa Doku do rikthehet në krah të mbrojtjes. Me këtë rast do t’i jepet mundësia edhe Valdano Nimanit të luajë në Baku.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.