Muriqi: Jemi në rrugë të mbarë, duhet të kemi durim

0
SHPËRNDAJE
Loading...

vedat-muriqi

Pas ndeshjes me Turqinë, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Florim Canolli, u shpreh se Kosova është në një rrugë të mbarë dhe theksoi se duhet të ketë durim akoma.

“Ishte një lojë mjaft e fortë nga të dyja palët. Nuk është lehtë të luash para 32 mijë tifozëve turq, të cilët përkrahën maksimalisht ekipin e tyre. Kur luan me ekipe të mëdha mjafton një sekondë dhe pëson gol, por mendoj se jemi në rrugë të mirë. Jemi Kombëtare e re, ku mosha mesatare është 22-23 vjeç duhet të kemi durim dhe brenda tri katër viteve do të kemi një skuadër shumë të fortë”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.