Mustafa: Besoj se mund ta fitojmë ndeshjen.

0
SHPËRNDAJE

Valdrin
Mustafa ,optimistë për fitoren në sfidën e 10 Tetorit në Elbasan Arena përballë Islandës.

 

Mustafa: E kemi shumë të mirë skuadrën me lojtarë që luajnë në Europë dhe në Shqipëri. Jemi përgatitur mirë prej një jave, jemi të përqendruar te ndeshja me Islandën për të dhënë maksimumin.
Ky është një grup i paparashikueshëm, pasi Sllovakia humbi me Islandën 2-0. Tani kemi shansin të fitojmë sërish me Islandën dhe të bëjmë një hap të madh përpara. Unë, ashtu si edhe shokët e ekipit, besojmë se mund të fitojmë.

Valdrin Mustafa

 Sulmuesi i Kaiserslauternit, Mustafa foli edhe për të ardhmen,
Mustafa: Spanja ka një skuadër shumë të mirë. Por, Shqipëria, ashtu si Sllovakia dhe Spanja jemi ekipe mjaft të forta.
Ne do të japim maksimumin me Shpresat dhe më pas do të shohim nëse e kemi kualitetin të luajmë edhe me Kombëtaren A.
Ne duam ti marrim tre pikë përballë Islandës. Edhe barazimi do të ishte një rezultat i mirë, por duke qenë se do të kemi shumë tifozë që do të na përkrahin, besoj se mund ta fitojmë ndeshjen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.