Mustafaj prenoton golin në derbin ndaj Turbinës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Forma e dobët e dy ndeshjeve të para me sa duket do të lihet pas në kampin elbasanas dhe shpresojnë të marrin fitoren e parë për këtë sezon në derbin ndaj Turbinës këtë javë.Reparti që ka shfaqur më shumë problem në këto dy ndeshje të parë është pikërisht ai ofensiv, ku ende nuk është provuar shija e golit. Futbollisti nga i cili pritet që të vijnë golat për këtë sezon, është pikërisht sulmuesi peqinas Erjon Mustafaj.

“Kemi bërë një nisje jo të mirë të kampionatit, pasi nuk e mendonim që pas dy javëve të para do të kishim vetëm një pikë. Nuk dua që të gjej justifikime për këtë gjë, por ngaqë jemi një grup i ri edhe fillimisht është normale që të kemi ndonjë luhatje në lojë dhe rezultate. Gjithsesi, në takimin e radhës do të vijë kthesa me çdo kusht”, shprehet Mustafaj në prononcimin e tij. /Panorama Sport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.