Mustedanagiç :Dalëngadalë Shqiperia do të barazohetë me te gjithë ekipet

0
SHPËRNDAJE

Mustedanagiç
:Dalëngadalë Shqiperia do të barazohetë me te gjithë ekipet

Ne konferenc per shtype trajneri ishpresave Xhemal Mustedanagic bashkë me skuadrën e 17 vjeçarëve do të udhëtojë drejt Kazakistanit për një turne miqësor që ka si synim testimin e të rinjve kuqezi për seleksionimin e futbollistëve më cilësorë për raundin kualifikues të Europianin të vitit 2018.

Mustedanagiç…“Në Kazakistan do të zhvillojmë një turne me ekipe shumë të forta por ne kemi disa probleme sepse 4-5 lojtarë mungojnë pasi nuk janë lejuar nga klubet që të bashkohen me ne, por kjo nuk ka rëndësi sepse unë do të shikoj edhe lojtarë të tjerë. Përsa i përket eliminatoreve, ndeshjen e parë e kemi me Kroacinë dhe më pas me Spanjën dhe Lihtenshtejnin. FSHF po investon përditë e më shumë në ekipet e moshave. Nëse fasim për turneun e Qipros ishte më shumë selektiv dhe gjithçka shkoi mirë. Për mua Kazakistani është një provë gjenerale edhe pse nuk e kei të gjithë ekipin në dispozicion. Në ndeshjen e parë do të kërojmë të fshihemi pak në lojën dhe taktikën tonë. Do të tentojmë ta mundim Kroacinë.

Por a u trembet Mustedanagiç dy skuadrave të talentuara si Spanja dhe Kroacia?
“Unë gjithmonë kam qenë optimist edhe si lojtar.  Nuk kam pasur frikë as skuadra si Crvena Zvezda apo Barcelona. Normalisht duhet të jemi objektivë sepse Kroacia dhe Spanja janë përpara nesh. Unë premtoj se do të përpiqemi të jemi surpriza e eliminatoreve. Dalëngadalë mendoj se Shqipëria do të barazohet me të gjithë ekipet. Shqipëria duhet të bëhet faktor në Europë dhe kjo u realizua në Euro 2016. Ka kaluar vetëm një vit dhe e kam thënë edhe më parë që Shqipëria duhet të jetë mes 20 ekipeve më të mira të Europës.

Mustedanagiç do të jenë disa emra të rinj që do t’i bashkohen skuadrës në eliminatoret e Europianit që do të luhen në Korçë, ai zbulon disa emra.

Mustedanagiç
:Sapo kam mbaruar seleksionimin me vitet 2002. I kam vëzhguar me kujdes dhe jam i sigurtë disa do të jenë pjesë e eliminatoreve që do të zhvillohen në Korcë. Smajlaj i Fiorentinës dhe Gjini e Asllani të Empolit janë disa emra interesantë./shkëruan “Supersport”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.