Mustedanagiç: Shumë shpejtë Shqipëria do të jetë ne europian e botëror.

0
SHPËRNDAJE

Në datën 19 Tetor, Shqipëria e 17-vjeçarëve do të nisë një tjetër raund eliminatoresh pas suksesit të vitit 2014 ku arriti të kualifikohej në Elite Round. 

Mustedanagiç: Ashtu si çdo vit tjetër kemi një grup të vështirë. Kemi luajtur më përpara me Holandën, Zvicrën, Italinë, Maqedoninë, por unë mendoj që ky aktuali është grupi më i vështirë pasi Spanja është një skuadër me traditë dhe shumë talente. Ata bashkë me Kroacinë janë favoritë, por ne kemi një ekip të mirë dhe mund të bëjëmë një surprizë në këto eleminatore. Qëllimi jonë është që të bëjëm një prezantim të mirë dhe të kualifikohemi në Elite Round. Duhet të luajmë mirë dhe do të synojmë të luajmë futboll modern por duhet parë se sa do të na lejojë ekipi kundërshtar. Gjithsesi qëllimi jonë është që t’i shërbejmë sa më shumë ekipit të parë. M’u bë qejfi kur pashë Ndojin me ekipin A dhe në të ardhmen duhet ta furnizojmë sa më shumë skuadrën e parë. 

Mustedanagiç

Trajneri boshnjak kërkon t’i bëjë një surprizë të hidhur skuadrës rivale Mustedanagiç: Kam punuar me U-17 dhe U-19 të Kroacisë por edhe me Dinamon e Zagrebit dhe e kam vëzhguar Kroacinë, pra dëshira ime është t’i bëjmë një surprizë edhe pse nuk është e lehtë. Kam evidentuar disa pika të dobëta të Kroacisë dhe aty do të tentojmë t’i godasim”.
Lista e te grumbulluarve

Mustedanagiç e shikon me optimizëm të ardhmen e futbollit shqiptar /Mustedanagiç: Do ta shikoni që në të ardhmen Shqipëria do të jetë edhe në Europian edhe në Botëror. Në të ardhmen Shqipëria për lojtarët që luajnë jashtë do të jetë zgjedhje e parë. Marr si shembull Zvicrën ku shqiptarët do të mendojnë si zgjedhje të parë Shqipërinë”.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.