Muzaka: Më vjen shumë mirë që shënova, jam shumë i lumtur

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka, pas ndeshjes me Luftëtarin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se atij i vjen shumë që shënoi, ndërsa theksoi se është shumë i lumtur.

“Më vjen shumë mirë që shënova, në çdo debutim në stadiumin “Skënderbeu” kam shënuar dhe kemi fituar, që është më kryesorja. Jemi shumë të lumtur për këtë, ndërsa unë për kontributin tim”.

“Besoj që të gjithë e dinë historinë dhe peripecitë që kalova dhe si u ndava me Tiranën, edhe pse nuk ishte dëshira ime që gjërat të shkonin ashtu. Jam i lumtur se gjeta respektin e shokëve këtu dhe u jam mirënjohës.

Në një ambient që të duan ndjehesh komod dhe rehat. Ne futbollistët nuk mund të flasim më shumë se kemi fushën që na jep mundësinë për të folur dhe për të dhënë më të mirën tonë”.

“Normale që do përqafoja trajnerin Daja se ndeshja e fundit e imja ishte më 23 dhjetor kundër Vllaznisë, dhe isha pa minuta në këmbë. Nëse një trajner që të beson të hedh nga minuta e parë, mënyra më e mirë për ta falënderuar ishte siç e shpërbleva unë duke shënuar”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.