Myrto Uzuni:Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Lacit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Myrto Uzuni në intervistë per “supersport” tregon për aventurën e re me Lacin , por nuk harron Apollonin .

Uzuni:Unë dua të falenderoj ekipin e Apolonisë që më ka mbështetur deri tani, por dua të falenderoj edhe presidentit e Lacit, Pashk Laska që bëri të mundur transferimin tim tek skuadra kurbinase. Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Lacit, që është një skuadër që kualifikohet pothuajse gjithmonë në Kupat e Europës”

Uzuni ka një objektiv të qartë të luajë  mirë me Lacin , që të largohet në europë

Uzuni:Në kategorinë e Parë realizova në total 21 gola, por tashmë ka ardhur koha për të sipaktur edhe në Superiore. Dëshira ime është të bëj paraqitje sa më të mira me këtë skuadër dhe pse jo në të ardhmen të transferohem në një klub të njohur europian jashtë Shqipërisë.

Objektivi i Lacit?.

Uzuni:Objektivi i Lacit është kualifikimi në Kupat e Europës, besoj se i kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë dhe për të arritur objektivat. Kemi një skuadër të mirë dhe besoj se do të bëjmë paraqitje të mira në këtë sezon.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU