Na mposht edhe Franca, Kombëtarja vijon “sëmundjen” e golit në fund

0
SHPËRNDAJE

imageE pafalshme! Shqipëria ndëshkohet në minutën e fundit nga Franca duke humbur një ndeshje dramatike me rezultatin 2-0. Ka mjaftuar një gol në minutën e 90′ nga Griezman që të thyejë “murin” kuqezi falë një goditje me kokë brënda zonës.

imagePas një pjese të parë të shkëlqyer, fundi për Kombëatren tonë ka qenë mjaft i pafat dukë pësuar dy gola brënda 5 minutave duke humbur një ndeshje që nuk e meritonin. Deri në minutën e 87′ gjithçka po shkonte mirë, teksa një dëmtim detyron Ajetin të dalë nga loja dhe vendin e tij e zuri Veseli.

imageGoli i parë do të vinte në minutën e 90′ teksa Griezman i pambuluar në mes të zonës teksa Veseli nuk bëri markimin e saktë duke e lënë lojtarin të shënojë golin e parë duke bërë të pllakosë heshtja tek kuqezinjtë. Ndërkohë për t’i vënë vulën mendoi Dimitri Payet që me golin e tij në minutën e 95′. Sulmuesi francez shmangu gjithë mbrojtjen kuqezi me një veprim dhe më pas e dërgoi topin në rrjetë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.