Nantes i shqiptarëve në rënie të lirë

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Nantes nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin francez. Pas një forme të shkëlqyer që kaloi pak muaj më parë ku ekipi francez ishte pretendent për një vend në Europë, tashmë duket se ka filluar rënia për ta. Edhe në mbrëmjen e sotme ekipi ku luajnë Lorik Cana dhe Ermir Lenjani pësoi një humbje që e largon disi nga objektivat e saj duke e zbritur në mesin e renditjes.

Lorik Cana
Lorik Cana

Nantes u mposht në transfertën e Lyonit me rezultatin 2-0 duke bërë një tjetët hap fals në kampionat. Në fushë për skuadrën ishte vetëm Lorik Cana i cili luajti për 90 minuta në këtë përballje. Kapiteni i Kombëtares zhvilloi një ndeshje të mirë por pa mundur dot të shmangë humbjen për ekipin e tij. Ndërkohë Ermir Lenjani qëndroi gjatë gjithë kohës në stol duke mos luajtur asnjë minutë në këtë humbje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.