Napoli bën hapa konkretë për Rashicën

0
SHPËRNDAJE

Pritet të jetë një merkato e nxehtë Milot Rashicën kjo e kësaj vere. Talenti shqiptar që aktivizohet tek Vitesse prej kohësh ka ngjallur interesimin e disa skuadrave në Itali, ku kryesorja mbetet Napoli ku aktivizohet dhe Elseid Hysaj.

Milot Rashica
Milot Rashica

Presidenti i kësaj skuadre, Aurelio De Laurentis duket se i ka marrë parasysh fjalët që trajneri De Biasi ka folur në itali për Rashicën i cili është një investim tepër i mirë dhe tashmë kërkon që të shpenzojë për të afruar lojtarin në merkaton verore.

Rashica vetëm 20 vjeçar zhvilloi një sezon super pozitiv tek Vitesse duke qenë një ndër lojtarët kryesorë, teksa napolitanët janë të gatshëm të paguajnë edhe 10 mln euro për të. Presidenti i Napolit, De Laurentis e ka konfifrmuar këtë gjë dhe shumë shpejtë mund të kemi një lëvizje të Rashicës drejt Serie A.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.