Napoli dhe Hysaj “bien” në Romë, Juventus shpallet kampione

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Të gjitha rrugët të cojnë në Romë, madje dhe ato të titullit të Serisë A, me Juventusin që u kurorëzua kampione pikërisht në qytetin e përjetshëm, falë golit të Naingolan në minutën e 89-të, që i dha fitoren verdhekuqve ndaj Napolit duke dorëzuar dhe titullin në duart e bardhezinjve, që fitojnë titullin e 32-të dhe të pestin radhazi, si askush tjetër më parë. Napoli në fakt në “Olimpico” shpërdoroi shumë për të marrë fitoren, që thjesht do të kishte shtyrë festën juventine, pasi titulli gjithsesi ishte një cështje e mbyllur.

AS Roma v SSC Napoli - Serie ARoma, që luajti një ndeshje përgjithësisht të kujdesshme, pati një mundësi që në minutën e parë me Salah, ndërsa pjesa tjetër e fraksionit ishte e tëra për Napolin. Jugorëve madje iu anullua dhe një gol në minutën e 26-të. Në pjesën e dytë Napoli gjithashtu krijoi shumë, dhe iu afrua golit dhe në minutat 65-të dhe 73-të me Mertens dhe Higuain, por pa mundur dot të dërgojë topin në rrjetë, gjë që bëri Naingolan pikërisht 1 minutë para fundit duke i dhënë dhe titullin kampion Juventusit. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.