Napoli dhe Hysaj presion Juventusit (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Napoli dhe Elseid Hysaj kanë arritur një fitore tepër të rëndësishme mbrëmjen e sotme teksa kanë mposhtur Chievon në “San Paolo” me rezultatin 3-1. Përballja ka nisur me një gol të miqve në sekondat e para të ndeshjes që shënuan me anë të Rigonit, por në minutën e 6′-të i përhershmi Higuain barazoi shifrat në 1-1. Përmbysja do të vinte qysh në pjesën e parë teksa mbrojtësi Chiriches do të shënonte golin e dytë në minutën e 38′ për t’i dërguar shifrat në 2-1. Në pjesën e dytë është Callejon që do të vulosë shifrat në 3-1  me golin e tij në kinjtën e 70′. Ndërkohë Elseid Hysaj luajti si titullar duke qenë në fushë për 90 minuta. Ai dhuroi paraqitje të mirë në lojë duke ndihmuar ekipin e tij të shkojë drejt fitores. Me këtë sukses skuadra napolitane barazon në krye të renditjes Juventusin e vendit të parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.